Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend arsyet për të cilat nuk mori pjesë në Forumin Ekonomik të Davos, ku u nënshkrua marrëveshja për Bordin e Paqes.
Rama tha se ishte përballur me dy mundësi të shkonte në Davos dhe të firmoste marrëveshjen e rëndësishme ndërkombëtare, ose të mikpresë vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump, në Vlorë.
“Unë kisha dy opsione, një mundësi të shkonte tek zoti Trump dhe të firmosja këtë marrëveshje që ka një rëndësi të madhe për paqen, ose të mikpresja vajzën e tij, Ivanka Trump, në Vlorë. Dhe unë zgjodha të mikpresja vajzën e tij, sigurisht me lejen e babait,” tha Rama.









