-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Të hënën do flas në Parlamentin e Izraelit! Bardhi: Ka ftesë edhe PD

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu sulmet dhe ironitë kundër opozitës, në fjalën e tij në Parlament të enjten, për të argumentuar miratimin e përfshirjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, të themeluar nga Donald Trump.

“Për muaj me radhë thatë që Amerika do të më bënte mua gjyqin e nderuar prej jush për t’ju kthyer ju në ato karrige ku nuk do të ktheheni kurrë, po s’dolët nga poshtë karriges ku qëndrojnë hijet e rënda të ndenjurat e stërgjyshit tuaj.

Ju fituat, sepse e paralajmëruat popullin që mua do të më thërrisnit në Amerikë në datën 20 janar. Po ky ishte lapsus për t’u paraqitur në Prokurorinë Federale.

Madje, ju e vulosët fitoren kur festuat kërrimin me forcë të Maduros nga shtëpia e tij në Karakas dhe u thatë shqiptarëve se ajo ishte vetëm një provë gjenerale e ushtrisë amerikane për rrëmbimin e Ramaduros nga ajo zyrë në Kryeministri, që e keni fiksim prej 12 vitesh dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetmuar”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Knessetit, parlamentit të Izraelit, në një seancë të posaçme dhe në një format të rrallë, i rezervuar për një numër shumë të kufizuar udhëheqësish botërorë.

“Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një nder: do t’i drejtohem Knessetit, parlamentit izraelit, si kryeministër i Shqipërisë, pa lejen e këtyre”, u shpreh Rama.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se të njëjtën ftesë si kryeministri nga Izraeli e ka edhe Partia Demokratike por për arsye të axhendës nuk do të marrë pjesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit