-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Zhupa: Rama akuzon Kongresin Amerikan për korrupsion

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë fjalimit të saj në Kuvend shprehu pakënaqësi ndaj Ramës i cili ka bërë një deklaratë të pahijshme ndaj Kongresit Amerikan.

Nuk i gjejnë dot gazetarët dhe t’i kërkojnë as në Gaza. Edhe në vendet që ka luftë, spitalet kanë energji elektrike. Edhe në vendet që ka luftë, të sëmurët nuk preken. Kurse në Shqipëri rrezikohet jeta.

Pse? Nga papërgjegjshmëria e një qeverie që jo vetëm nuk i garanton dot në mënyrë të vazhdueshme furnizimin me energji elektrike, por është aq e paaftë sa të krijojë dhe ato gjeneratorët që funksiononin atje.

Dhe kjo qeverisje vjen dhe na flet këtu për standarde, për faktorë të rëndësishëm, për shembull për t’u marrë, ndërkohë që ka degraduar në çdo qelizë të qeverisjes së saj, në atë që duhet t’i ofrojë qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, sado pak demokratik, do të kishte dhënë dorëheqjen në sekondë, drejtoresha e ministrja e Shëndetësisë e me radhë, të gjithë zinxhiri që dështuan për të garantuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Dhe këtu, të flitet pastaj që ne jemi një vend me arritje të mëdha, është hipokrizia më e madhe. Anatemoj kongresmenët amerikanë kryeministri.

Duke i thënë se i paska futur në xhep Chris LaCivita. Anatemoj se mund të blihen kongresmenët amerikanë, a thua se kongresmenët amerikanë janë Charles McGonigal që e korruptonte kryeministri i Shqipërisë, duke mos njohur as rëndësinë e atij institucioni dhe as integritetin e Kongresit Amerikan.

Kongresi Amerikan dhe kongresmenët amerikanë janë politikanë që janë votuar atje për shkak të integritetit që përfaqësojnë dhe nuk janë si këta qeveritarët që kemi ne këtu që vijnë për shkak të krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit