-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Rilindja e gjimnazit Dhaskal Todri në Elbasan do t’u japë nxënësve një shkollë krejt të re

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga puna e nisur për rikonstruksionin e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, një projekt që ka si synim përmirësimin e kushteve të arsimit në këtë qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ky investim do të ofrojë një shkollë moderne për rreth 600 nxënës, duke përfshirë klasa të reja, laboratorë, terrene sportive dhe salla pune për mësuesit, si dhe një sistem efikas energjetik.

Ky projekt është pjesë e angazhimit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës arsimore në gjithë vendin.

“Mirëmëngjes dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si “Dhaskal Todri” në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit