Një shofer 43-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke tentuar të korruptojë punonjësit e policisë.
Policia, gjatë kontrollit të rrugës “Vllazërimi”, ndali automjetin e udhëhequr nga Xh. S., i cili, për të shmangur testin e alkoolit, iu ofroi 1 mijë lekë punonjësve të policisë.
Testi i alkoolit zbuloi një nivel prej 0.92 mg/l, mbi kufirin e lejuar për drejtimin e automjetit.
Pas arrestimit, ai u akuzua për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet hetimore janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Durrësit.









