Pas reshjeve të dëborës dhe ngricave që preken qarkun Elbasan ditët e fundit, situata ka mbetur e qëndrueshme dhe pa shqetësime serioze.
Temperaturat kanë rënë deri në -8°C në zonat malore gjatë natës, por sipas informacionit të strukturave të Emergjencave Civile, nuk ka pasur incidente të rrezikshme.
Rrugët, përfshirë ato kombëtare dhe lokale, janë të pastra dhe të hapura, duke garantuar një qarkullim të sigurt të mjeteve.
Aksi Elbasan–Qafë Thanë është trajtuar me kripë, duke mundësuar kalimin pa probleme.
Sa i përket ujërave, lumenjtë dhe përrenjtë kanë nivele normale, pa kërcënime për përmbytje.
Nuk janë raportuar as probleme me furnizimin me energji elektrike apo ujë të pijshëm. Struktura përgjegjëse vijojnë të mbeten në gatishmëri për të reaguar në çdo situatë të mundshme.









