-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

109 të arrestuar nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren

Kryesoret

109 persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për manipulim me vota në komunën e Prizrenit.  Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka thënë se 109 persona janë ndaluar lidhur me manipulimin e votave, derisa ka theksuar se katër partitë kryesore në vend “i kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të drejtësisë mund të manipulojnë”.

Kryeziu ka shtuar se manipulimi do të ishte i pamundur po të mos kishte kompromis në mes të komisionerëve të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike. Ka thënë më tej se 6 janë liruar, ndërsa 109 janë ndaluar.

“Sot 4 prokurorët e krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim, deri tash i kemi 109 të ndaluar për vepra penale të flasifikimi të rezultateve, presion e kanosje dhe dhënie e marrje të ryshfetit. Sot kemi pasur edhe dëshmitarë dhe situata që kanë treguar kush ka marrë dhe nga kush ka marrë ryshfet”, ka thënë ai në konferencë për media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit