Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë të fuqishme ndaj qeverisë në ditën e nesërme, duke theksuar se qytetarët do të shprehin pakënaqësinë e tyre me mazhorancën dhe do t’i japin një “mësim” të fortë qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Berisha ka nënvizuar se Partia Demokratike ka ndërprerë çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën dhe ka paralajmëruar nisjen e disa reformave nga opozita, të cilat do të realizohen pa përfshirjen e qeverisë.
“Do t’ia japim mësimin që meriton qeverisë në protestën e nesërme. Qytetarët do t’i japin qeverisë një leksion të fortë. Rama të rrijë në zyrë, ta provojë. Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë.”









