Më 22 janar, në aksin rrugor Maqellarë-Bulqizë, një automjet ka përplasur një këmbësor, B.P., 72 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për trajtim.
Drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i aksidentit.
Falë hetimeve të shpejta, Policia ka lokalizuar dhe arrestuar 65-vjeçarin A.Sh. nga Maqellara, i cili u akuzua për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i aksidentit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për procedura të mëtejshme.









