Një punëtor shqiptar 46-vjeçar humbi jetën sot (18 maj) në Janinë, Greqi, gjatë punimeve për një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në shpatin e qytetit.
Burime nga mediat greke bëjnë me dije se punëtori, baba i dy fëmijëve, ishte duke gërmuar kur dheu u shemb dhe e shtypi për vdekje.
Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-së mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan të ndërhynin me masat e rianimacionit CPR, por pa sukses.
Personi përgjegjës i kantierit është arrestuar, ndërsa autoritetet lokale dhe administrata e Qendrës së Punës së Janinës kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.









