Groenlandës dhe Kanadasë iu bashkuan në një postim edhe Donald Trump, i cili akuzon fqinjin e tij verior se preferon të bëjë marrëveshje me Kinën në vend që të pranojë mbrojtje nga sistemi anti-ajror “Kupola e Artë” i planifikuar nga SHBA-të.
Në një postim të premten, ai thotë, as më shumë e as më pak, se Pekini do ta “gëlltisë” Kanadanë përmes marrëveshjeve që bën.
Donald Trump shkruan: “Kanadaja është kundër ndërtimit të ‘Kupolës së Artë’ mbi Groenlandën, edhe pse Kupola do ta mbrojë Kanadanë. Në vend të kësaj, ata votuan për të bashkëpunuar me Kinën, e cila do t’i ‘përpijë’ ata brenda vitit të parë”!
Kohët e fundit, presidenti amerikan ka pohuar se kinezët dhe rusët kanë ambicie për Groenlandën./ Protothema









