Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Bashkimin Evropian se është i interesuar për vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Në një intervistë për gazetën Corriere della Sera, ai tha se Brukseli nuk dëshiron paqe dhe se po mbështet vazhdimin e konfliktit përmes dërgimit të armëve dhe financimeve për Ukrainën.
Orban e ka kritikuar ashpër politikën e BE-së, duke thënë se kjo çon vetëm në zgjatjen e luftës dhe pasiguri të mëtejshme. Sipas tij, një zgjidhje paqësore është e domosdoshme dhe nuk mund të realizohet me përshkallëzim të konfliktit.
/5pyetjet.al









