Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një komisariat policie në Tiranë, ku dy shtetase kanë dhunuar një oficere policie gjatë ushtrimit të detyrës.
Sipas burimeve zyrtare, incidenti ka ndodhur në hyrje të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në momentin kur efektivja po shoqëronte dy të rejat drejt ambienteve të brendshme të komisariatit.
Policia bën me dije se janë arrestuar M.A., 38 vjeçe dhe R.A., 29 vjeçe, të cilat dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficeres për shkak të detyrës.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore./JOQ









