-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Shqipëria është shumë larg një integrimi të vërtetë në BE

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me Günther Krichbaum, përfaqësuesin gjerman për çështjet europiane, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Tabaku e njohu Krichbaum me zhvillimet politike të fundit në vend, duke theksuar sfidat që po pengojnë progresin në procesin e integrimit europian, si dhe shqetësimet e saj mbi ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe presionin ndaj sistemit të drejtësisë.

“Me këto ritme, Shqipëria mbetet ‘vite dritë’ larg integrimit të vërtetë në BE”, theksoi Tabaku gjatë takimit.

Tabaku gjithashtu diskutoi për rëndësinë e dekriminalizimit të shpifjes dhe mbrojtjen e lirisë së medias, duke e cilësuar si një hap të domosdoshëm për forcimin e shtetit të së drejtës. Po ashtu, ajo theksoi se investimet e huaja dhe procesi zgjedhor janë dy fusha ku Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka nevojë për reforma të thella dhe të sinqerta për të përmbushur standardet e BE-së”, shtoi ajo.

Në fund, Tabaku siguroi përfaqësuesin gjerman se Partia Demokratike dhe opozita janë të angazhuara për një integrim të plotë dhe të suksesshëm në Bashkimin Europian, duke e konsideruar këtë proces jetik për të ardhmen e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit