-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Ikni merrni dëshmitarët e vërtetë, fëmijët e masakruar, gratë e dhunuara dhe tokën mbi të cilën u ndërtua shteti serb

Kryesoret

Nuk po gjykohet krimi i luftës.

-Po gjykohet reagimi ndaj krimit.

-Jo agresori, por viktima që u mbrojt.

Nëse Haga kërkon dëshmitarë, le të mos thërrasë ish-komandantët, politikanë të djeshëm apo dosje të përgatitura në zyrat e diplomacive dhe kancelarive antishqiptare.

Le të thërrasë dëshmitarët e vërtetë të historisë:

Fëmijët e masakruar, gratë e dhunuara, pleqtë e djegur në shtëpitë e tyre, dhe tokën e përvëluar të Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare, të cilat rënkojnë ende prej afro dy shekujsh nën genocid dhe po kullojnë gjak.

Sepse nuk po gjykohet thjesht një luftë.

Po gjykohet reagimi i një populli ndaj një krimi mbi një-shekullor.

Nuk ka njëri në botë që nuk e di, këtë se:

Shteti serb nuk u ndërtua mbi kontrata shoqërore, as mbi vullnet popullor.

Ai u ndërtua mbi troje shqiptare, mbi spastrim etnik, mbi zhdukje sistematike të popullsive autoktone.

Nga Sanxhaku në Nish, nga Toplica në Kosovë, nga Plava e Gucia në Maqedoninë shqiptare, territoret u zbrazën, fshatrat u dogjën, popullsia u dëbua, dhe mbi atë tokë u ngrit një shtet fals.

Por ata nuk vodhën vetëm tokën, Vodhën historinë, Asimiluan popullsinë, Fshinë toponimet shqiptare, Ndryshuan gjuhën dhe ngritën identitetin fals, mbi rrënojat dhe tokën e djegur shqiptare.

Ky nuk është interpretim nacionalist.

Është fakt historik i ditur botërisht.

Spastrimi etnik i shqiptarëve që në shekullin XIX, kolonizimet e organizuara, dëbimet masive, masakrat periodike, janë themeli mbi të cilin u shtri Serbia moderne.

Në fund të shekullit XX, historia nuk ndryshoi.

Vetëm u modernizua.

Kosova nuk përjetoi një konflikt të rastësishëm.

Përjetoi fazën e fundit të një projekti të vjetër:

Planin për spastrimin përfundimtar të një populli nga toka e vetë të trashëguar mijëra vjet.

Reçaku, Mejë, Izbica, Krusha, Prekazi etj etj, pa fund qindra dhe mijëra fshatra shqiptare, nuk janë episode.

Janë kapituj të një politike shtetërore që i dhemb çdo shqiptari të vërtetë……

Gratë u dhunuan sistematikisht, u nxirrej fëmija nga barku me thikë.

Fëmijët u vranë.

Shtëpitë u dogjën.

Varrezat masive u fshehën në Serbi.

Dhe sot, pas njëzet vitesh, agresori historik pothuajse nuk ftohet në bankën e të akuzuarve.

Ndërsa ata që ngritën armën për të mbrojtur ekzistencën, për të mbrojtur familjet e tyre, për të mbrojtur shfarosjen, po gjykohen si rrezik për paqen.

Është paradoks i errët i historisë: Sot, gjykohet çlirimi, jo pushtimi.

Po gjykohet reagimi, jo krimi.

Po gjykohen luftëtarët, jo arkitektët e gjenocidit.

Drejtësia selektive nuk është drejtësi.

Është politikë e veshur me togë.

Sepse nuk mund të kuptosh UÇK-në, pa kuptuar pse ajo lindi ajo……

Dhe nuk mund të gjykosh luftën për ekzistencë, pa gjykuar më parë krimin që e bëri të domosdoshme atë.

Nëse Haga kërkon të vërtetën, le të mos hapë vetëm dosje.

Le të hapë arkivat e kolonizimeve.

Le të hapë dokumentet e dëbimeve masive të Le të thërrasë në sallë fëmijët e masakruar.    Le të thërrasë në sallë varrezat masive të fshehura në tokën serbe.

Le të thërrasë në sallë nënat që kërkojnë eshtrat e fëmijëve.

Gratë që mbartën turpin e përdhunimit si armë lufte.

Popullin dhe bijtë e tyre që provoheshin si eksperiment nga çetnikët serb, ku i digjnin të gjallë me benzinë duke qeshur, me qëllimin e vetëm, për t’u zhdukur atë popull autokton.

Ata janë dëshmitarët e vërtetë,

ATA TË THËRRASË HAGA.

Luftëtarët e UÇK-së, edhe sikur mund të kenë gabuar si njerëz, po si viktimë, a do të reagonin?????.

Por lufta e tyre, ishte dhe mbetet një e drejtë mbijetese në histori.

Dhe një drejtësi që harron se mbi çfarë toke u ndërtua shteti, se mbi çfarë varresh u ngritën kufij, se mbi çfarë gjenocidi, u konsolidua pushteti, rrezikon të mos gjykojë krimin, por vetë lirinë.

Sepse ka shtete që janë ndërtuar mbi ligj.

Por ka edhe shtete që janë ndërtuar mbi varre.

Dhe këta të fundit, para se të kërkojnë drejtësi, duhet të japin llogari për historinë.

“Kjo luftë nuk u bë për pushtet, as për territor.

U bë për ekzistencë.

U bë sepse, një popull po zhdukej.

U bë sepse, historia po vidhej, identiteti po fshihej dhe toka po plaçkitej dhe digjej.

Dhe ajo u bë nën flamurin shqiptar, me Amerikën në krah dhe me Zotin dëshmitar.

Prandaj sot, guxon të gjykojë çlirimtarët, pa gjykuar më parë gjenocidin, pushtimin, asimilimin dhe historinë e vjedhur, por Haga, nuk po ushtron drejtësi.

Po përmbys historinë.

Po dhunon të vërtetën.

Po vë në bankën e të akuzuarve vetë lirinë.

Sepse ka krime që i gjykon ligji, por ka luftra që i gjykon vetëm historia, dhe këtë luftë, historia tashmë e ka shpallur të drejtë.”

Po e mbyll me një citim, të Ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan:

“LIRIA NUK ËSHTË KURRË MË LARGË SE NJË BREZ NGA ZHDUKJA”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit