-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi përplaset me policinë, Noka: Mos guxoni të arrestoni protestuesit

Kryesoret

Dhunë nga Kryeministria tek Kuvendi. Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje policisë që të mos arrestojë apo shoqërojë protestuesit, por t’i lejojnë qytetarët të protestojnë. “I bëj thirrje narkopolicisë, kthejuni ligjit dhe mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve sic është kreu juaj dhe i qeverisë.

Mos merrni urdhra për të mbrojtur kartelet e drogës. Cdo shërbim ndaj narkoshtetit është shërbim kundër shtetit. Ta ketë të qartë, mos guxojnë të prekin asnjë qytetar. Ata ndjehen të vjedhur, të shantazhuar e të prekur nga narkoregjimi. Një protestë qytetare nuk ka nevojë për shoqërime dhe arrestime. Këto tregojnë panik” tha ai.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, u përplas fizikisht me forcat e policisë që kishin rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, teksa së bashku me protestuesit tentoi të çajnë kordonin e sigurisë për të hyrë në godinë. Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe neutralizimin e situatës.

Pas Kryeministrisë zhvendoset dhuna tek Kuvendi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit