Tensionet po rriten sërish në Lindjen e Mesme.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dekaron se është në gatishmëri të plotë operacionale, ndërsa anijet luftarake amerikane po drejtohen drejt rajonit dhe marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të acaruara.
Garda Revolucionare, e cila ka luajtur rol kyç në shtypjen e përgjakshme të protestave të fundit antiqeveritare në Iran, deklaron se është “më e gatshme se kurrë, me gishtin në këmbëz”, siç u shpreh komandanti i saj, Mohammad Pakpour.
Gjenerali Pakpour u dërgoi një paralajmërim të qartë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që “të shmangin çdo llogaritje të gabuar”.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe Irani janë më të gatshëm se kurrë, me gishtin në këmbëz, për të zbatuar urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem”, tha Pakpour.
Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së mbeten të larta pas shtypjes së dhunshme të protestave që shpërthyen më 28 dhjetor, pas rënies së monedhës iraniane, rialit. Protestat u përhapën në të gjithë vendin dhe zgjatën rreth dy javë, ndëra u shënuan me mijëra viktima, sipas vlerësimeve ndërkombëtare.









