Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh nga podiumi i improvizuar poshtë Kryeministrisë se demokratët janë përpara triumfit të madh, rrëzimit të Edi Ramës nga pushteti.
“Kjo është një protestë madhështore. Jemi në kilometrin e fundit” tha ai. Theksoi rezolutat ndërkombëtare kundër qeverisë dhe mbijetesën në konfliktin për vulën nga 2021.









