Rreth 500 qytetarë të organizuar nga Vlora janë nisur sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që do të zhvillohet para Kryeministrisë në orën 17:00.
Pjesa më e madhe e tyre po udhëton me makina private.
Burime nga strukturat lokale të PD-së bëjnë me dije se shumë qytetarë të tjerë pritet t’i bashkohen protestës në mënyrë individuale.
Përveç Vlorës, drejt kryeqytetit janë nisur edhe pjesëmarrës nga Fier, Patos, Roskovec dhe Mallakastër.
Nga Fieri janë nisur rreth 60 automjete, nga Patosi 20, nga Mallakastra 15, dhe nga Roskoveci afro 30 automjete me rreth 100 persona, sipas deklaratës së Dritan Doganit.
Ky mobilizim pjesëmarrësish nga degët e ndryshme të vendit synon të forcojë tubimin e opozitës dhe pjesëmarrjen qytetare në protestën e sotme përpara Kryeministrisë.









