Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme kundër korrupsionit dhe, siç e cilëson ajo, kapjes së shtetit nga interesa kriminale.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho thekson se skandalet e fundit tregojnë për një pushtet të përfshirë në një rrjet interesash dhe u bën apel qytetarëve të jenë në bulevardin përpara Kryeministrisë në orën 17:00 për të treguar pakënaqësinë e tyre.
Postimi në FB:
Sot protestojmë kundër korrupsionit qeveritar dhe kapjes së shtetit.
Skandalet e rënda që zbulohen çdo ditë tregojnë se pushteti është kthyer në një rrjet interesash. Abuzimi me fondet publike, grupi kriminal i AKSHIT, zv.kryeministrja nën hetim por në detyrë, janë vetëm disa prej treguesve që dëshmojnë korrupsionin e kësaj qeverie në çdo qelizë të saj.
Ky nuk është thjesht problem individësh, por një sistem i kalbur që po paguhet nga qytetarët çdo ditë me varfëri, mungesë shërbimesh dhe padrejtësi sociale.
[🗓️] Sot, më 24 janar
[⏰] Ora 17:00
[📍] Përpara Kryeministrisë
Sot, çdo shqiptar duhet të jetë në shesh. Zëri yt ka rëndësi!









