-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Protestat do të vazhdojnë deri në përmbysjen e regjimit, protestë e ndërgjegjes qytetare

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta do të vazhdojë, duke e cilësuar këtë si “kilometrin e fundit” të një beteje që do të çojë në fitoren e opozitës. Gjatë një deklarate për mediat, ai falënderoi qytetarët për angazhimin e tyre në protesta, duke theksuar se këto janë shprehje të ndërgjegjes qytetare dhe jo të interesave të një partie apo individi.

Berisha përmendi pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët i cilësoi si elementin më të rëndësishëm të tubimit, duke e lidhur këtë me reagimin e ashpër të kryeministrit, Edi Rama, që përdori fjalë fyese ndaj tyre. Ai theksoi se protestat janë një përgjigje ndaj shpërdorimit të fondeve publike dhe se ato prekin interesat e gjithë shoqërisë, veçanërisht të brezave të rinj.

“Protesta e ardhshme do të jetë më e fuqishme. Kjo nuk është protestë për një person apo parti, por për ndërgjegjen qytetare të gjithë shqiptarëve. Kur themi se janë vjedhur qindra miliona euro, kjo ka të bëjë me të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre,” tha Berisha.

Përfundimisht, ai theksoi se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj për të vazhduar me protesta dhe reagime qytetare deri në arritjen e qëllimit, duke i bërë thirrje çdo qytetari të bashkohet në këtë lëvizje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit