Juventusi mori një fitore me peshë, pasi triumfoi pastër 3-0 ndaj Napolit, në duelin e javës së 22-të në Serinë A.
Bardhezinjtë e nisën me dominim dhe gjetën avantazhin në minutën e 22-të me Jonathan David.
Në fraksionin e dytë, “Zonja e Vjetër” shënoi edhe dy herë të tjera, me Ylidiz dhe Kostic, për të marrë fitoren.
Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa Napoli me një pikë më shumë, mban vendin e tretë.









