Pasditen e sotme policia e Tiranës ka arrestuar A. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka kanosur me një mjet prerës (thikë).
Gjatë shoqërimit në ambientet e policisë, 50-vjeçari ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë, në përpjekje për t’iu shmangur shoqërimit.
Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit A. A. vijojnë veprimet procedurale nga organet kompetente.









