-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lladrovci vizitë në Izrael: Do të takoj homolog, biznesmen dhe sipërmarrës

Kryesoret

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz LLadrovci, përmes një postimi në facebook pak minuata më parë, ka treguar se është nisur nga Prishtina për në Izrael, i cili ka bërë të ditur se qëndrimi do të jetë 3 ditor dhe se do të takohet me homologët e disa komunave.

Postimi i Lladrovcit

Nga Aeroporti “Nëna Tereza”, u nisa për Izrael. Gjatë qëndrimit tim zyrtar atje, do të takoj homologë të komunave, kryetarin e Federatës së Autoriteteve Lokale që përfaqëson 265 autoritete, do të kem diskutim në Qendrën e Jerusalemit për punë të jashtme, takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takim me anëtarë të Knesset-it dhe takim me biznesmenë e investitorë izraelit.
Gjatë këtyre tri ditëve, do të kem vizitë në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, në një Zonë të Inovacionit të teknologjisë dhe startup-et, për ekosistem dhe inovacion, për qytetin inteligjent, sektorin për bashkëpunimin, në akademi dhe sektorin privat.
Gjatë kësaj vizite, do të kem takime me homologë, me drejtues të sektorëve me interes të përbashkët, me biznesmenë dhe sipërmarrës, do të diskutoj për partneritete të mundshme dhe projekte, për bashkëpunim në nivelin lokal dhe investime.
Falënderoj hartuesit e kësaj agjende intensive, të gjithë mikpritësit që Kosovën e shohin shtet me perspektivë dhe storje suksesi!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit