-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD denoncon dhunën e policisë ndaj protestuesve, Noka: Kjo mendësi çnjerëzore tregon nivelin e shtetit

Kryesoret

Pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm i saj, Flamur Noka, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga Policia e Shtetit.

Në fokus të reagimit të tij është rasti i Rexhino Pepajt, një protestues nga Berati, i cili u dhunua nga efektivët e policisë gjatë ngjarjes, duke përfunduar më pas në spital me probleme shëndetësore. Noka ka ironizuar me forcë strukturat e policisë, duke i akuzuar për veprime çnjerëzore dhe për një nivel të ulët shtetëror.

Reagimi i Flamur Nokës:

“Policia e Gradës ZH!

Protestuesi Rexhino Pepaj është goditur në fytyrë (afër syrit të djathtë) nga një bombë gazi.

Si të mos mjaftonte kjo, ai u keqtrajtua nga efektivë të policisë në mjediset e Komisariatit 2 në Tiranë. Kërkoi ta dërgonin në spital, sepse nuk po ndjehej mirë, por policia nuk e lejoi.

Kjo mendësi çnjerëzore e policisë tregon nivelin e shtetit. Grada ZH!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit