Një 12-vjeçare në Gjirokastër ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj. I dyshuari është K. K. po hetohet. Denoncimi është bërë ditën e djeshme (25 janar), kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma.
Pas denoncimit të bërë, policia ka nisur procedurat hetimore për rastin. I dyshuari ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, konkretisht për përfshirje në vrasjen e babait të vajzës. Pas kallëzimit të fundit, ndaj tij është regjistruar një procedim i ri penal.









