I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu, nga Gjermania foli për protestën e PD kundër Ramës dhe etiketimet e kreut të qeverisë ndaj protestuesve.
“Mu më vjen keq për protestuesit e PD të cilët kanë kaluar mbi 12 vjet duke shpresuar dhe protestuar. Unë i mirëkuptoj, se çfarë bën një protestues i dëshpëruar kur nuk e realizon objektivin. Nu ka patur dhunë, por gjuatje në distancë dhe palët nuk kanë qenë të përgatitur për konflikt. Ndërsa për reagimin e Ramës e konsideroj të pa pranueshëm kundër protestuesve, por nuk mendoj se ai u drodh nga frika”, u shpreh Spahiu.









