-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon me tarifa 100%, kryeministri kanadez: Së shpejti do të nisim negociata me SHBA

Kryesoret

Kryeministri kanadez Mark Carney minimizoi sot kërcënimet e fundit të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore prej 100%, duke deklaruar se ato përbëjnë kryesisht pjesë të një strategjie negociatash tregtare.

“Së shpejti do të nisim negociata ose rishikimin e marrëveshjes sonë me Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën (USMCA)”, deklaroi Carney.

“Presidenti është një negociator me përvojë. Mendoj se disa nga këto komente dhe qëndrime duhet të shihen brenda këtij konteksti më të gjerë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan kërcënoi të shtunën se do të vendosë “tarifa 100%” ndaj importeve kanadeze drejt SHBA-së, në rast se arrihet një marrëveshje tregtare mes Kanadasë dhe Kinës, pasi Carney njoftoi në mesin e janarit një marrëveshje paraprake në Pekin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit