Zonja e Parë, Melania Trump, i bëri thirrje të martën amerikanëve të bashkohen pas ngjarjeve tragjike në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë u vranë nga forcat federale të rendit gjatë protestave kundër politikave të emigracionit.
Ajo theksoi se ishte koha për unitet dhe tha se kishte pasur një telefonatë pozitive mes presidentit Trump, guvernatorit dhe kryetarit të bashkisë për të siguruar një zgjidhje paqësore.
Melania ka qenë relativisht e përmbajtur në paraqitjet e saj publike gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj, por është shfaqur më shpesh kohët e fundit, duke promovuar dokumentarin e saj që pritet të publikohet këtë javë.
Ajo kërkoi që protesta të zhvillohen në paqe dhe shprehu mbështetje për komunikimin e hapur me presidentin Trump, duke thënë se e mbështeste atë në vendimet që merr.









