-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spanja ofron 20 milionë euro kompensim për viktimat e aksidentit me tren

Kryesoret

Qeveria spanjolle ka njoftuar një paketë kompensimi prej 20 milionë eurosh për viktimat e aksidentit me tren që ndodhi në janar, ku humbën jetën 45 persona dhe mbi 150 të tjerë u plagosën.

Ministri i Transportit, Oscar Puente, bëri të ditur se familjet e viktimave do të marrin 216 mijë euro secila, ndërsa kompensimi për të lënduarit do të variojë nga 2,400 deri në 84,000 euro, në varësi të dëmeve të pësuara.

Përveç kësaj, do të ofrohen lehtësime tatimore dhe pagesa paraprake sigurimi. Puente u shpreh se procedurat ligjore shpesh kërkojnë kohë, por qeveria synon që viktimat të marrin mbështetje sa më shpejt.

Pas disa aksidenteve të tjera, opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit, ndërkohë që ai ka mbrojtur punën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit