-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE, garanci sigurie për Evropën

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian është një nga garancitë kryesore të sigurisë për vendin e tij dhe për të gjithë kontinentin.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky bëri me dije se gjatë një bisede telefonike me kancelarin austriak, diskutuan mbi situatën energjetike në Ukrainë dhe mbështetjen e Austrisë për sektorin e energjisë, përballë sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.

Zelensky gjithashtu e vuri theksin te rëndësia e pranimit të Ukrainës në BE dhe kërkoi që ky proces të ketë një afat të caktuar, me vitin 2027 si qëllim. Ai e cilësoi këtë datë si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Europës.

Presidenti ukrainas ftoi kancelarin austriak të vizitojë Ukrainën për të vazhduar dialogun personalisht, ndërkohë që shtoi se është e rëndësishme që të gjithë partnerët të mbështesin këtë synim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit