Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë.
Burime nga policia bëjnë me dije se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, dyshohet për shkak të një infarkti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.









