Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku po prezantohet platforma e re Exporton.
“Të gjitha kompanitë tona janë një proces transformimi të vazhdueshëm, është e domosdoshme që të mbajmë sytë dhe nga çfarë i pret në një të ardhme jo shumë të largët kur Shqipëria të jetë anëtare e BE. BE është një hapësirë mundësisht të jashtëzakonshme por është dhe në prag sfidash të jashtëzakonshme. Ata që do të jenë të gatshëm për tu adaptuar, do të jenë fitues”, u shreh Rama.









