Derisa Kryeministri në detyrë Albin Kurti shfaqet në Davos duke folur për “zhvillim ekonomik” dhe “rritje”, realiteti në Kosovë është brutal dhe i pamohueshëm: inflacioni dhe rritja e çmimeve po e mbysin ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve.
Në kuptimin më të thjeshtë, inflacioni është rritje e çmimeve të mallrave, shërbimeve dhe transportit, pra humbje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të qytetarëve. Në Kosovë, kjo nuk është teori ekonomike, por përditshmëri e dhimbshme.
Sot, në kushtet e inflacionit të lartë:
● qytetarët janë të detyruar të ndjekin zbritjet e ushqimeve dhe barnave afër skadencës,
● shumë familje blejnë bukë bajate, ushqime dhe barna të skaduara ose para skadence,
● kjo tregon qartë se shtresa të tëra janë varfëruar në mënyrë dramatike.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni në dhjetor 2025 ishte 5.3%, ndërsa mesatarja vjetore rreth 4%. Këto shifra nuk janë sukses, janë alarm social.
Ndikimi real i inflacionit:
■ ulet fuqia blerëse e qytetarëve,
■ rriten çmimet e ushqimeve, energjisë, transportit dhe shërbimeve,
■ pagat rriten shumë më ngadalë se çmimet,
■ bien kursimet bankare,
■ rriten kreditë dhe interesat bankare.
GDP-ja dhe propaganda qeveritare
ASK ende nuk ka publikuar GDP-në zyrtare për vitin 2025, por sipas projeksioneve të Bankës Botërore:
- GDP e Kosovës do të jetë: rreth 12.7 miliardë USD,
-
të ardhurat për kokë banori: 8,000 – 8,700 USD,
-
numri i banorëve rezident: rreth 1.58 milionë.
Këto shifra e rendisin Kosovën në fund të Evropës.
Krahasime me disa shtete të regjionit dhe BE-së që e rrëzojnë propagandën:
□ Shqipëria: GDP ~29.95 mld USD, për kokë ~11,110 USD (2.7 mln banorë)
□ Serbia: GDP ~100 mld USD, për kokë ~15,320 USD (6.7 mln banorë)
□ Zvicra: GDP ~996 mld USD, për kokë ~111,000 USD (8.97 mln banorë)
□ Luksemburgu: GDP ~82 mld USD, për kokë ~147,000 USD (680 mijë banorë)
Në krahasim me rajonin jemi dyfish, trefish e katërfish mbrapa, ndërsa me shtetet e BE-së 8 deri në 20 herë më keq.
Alarm ekonomik:
Deficiti tregtar
Kosova sot përballet me:
import mbi 7 miliardë USD,
eksport nën 1 miliard USD,
deficit tregtar rreth 6 miliardë USD,
eksporti mbulon importin vetëm 13.4%.
Ky është deficiti më i lartë në historinë e Kosovës. Vetëm gjatë kësaj qeverie, deficiti është rritur për rreth 3 miliardë USD.
Profili real i ekonomisë së Kosovës sot:
- konsum i lartë,
-
prodhim minimal,
-
varësi ekstreme nga importi,
-
varfërim i shtresave të gjera shoqërore.
Kjo nuk është zhvillim ekonomik.
Kjo është krizë e thellë.
Kjo është propagandë politike për skenën ndërkombëtare, derisa qytetarët në Kosovë mezi e përballojnë jetën e përditshme.
Davos-i nuk e mbush shportën e qytetarit.
Shifrat e bukura nuk e fshehin varfërinë reale.









