Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për çështjen “Balluku”, ku do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.
Gjykata Kushtetuese nuk mori dje asnjë vendim lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese do të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku” pas ankimit të Kryeministrit Rama lidhur me konfliktin e kompetencave mes tij dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Socialistët nuk pranuan të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e Ballukut në Këshillin e Mandateve, deri sa Gjykata Kushtetuese të dilte me një vendim.
Por Kushtetuesja” ka kërkuar më shumë kohë në vlerësimin e kësaj çështje, tani pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e shumicës socialiste për ta zvarritur.
Ndërkohë që opozita prej momentit ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut që akuzohet për disa dosje nga Tuneli i Llogarasë, lotet e Unazës së Tiranës, etj.









