Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar qytetarët shqiptarë të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit të lejuar në SHBA.
Në një njoftim të shpërndarë nga ambasada, theksohet se qëndrimi përtej afatit të caktuar mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë heqjen e vizës, deportimin dhe vështirësitë për marrjen e vizave të ardhshme.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.









