Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar ashpër vendimin për lirimin e disa zyrtarëve të bashkisë të akuzuar për korrupsion.
Përmes një postimi të ashpër në rrjetet sociale, ai shpreh shqetësimin për mosndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive, ndërsa tregon se sa të ashpra mund të jenë sanksionet për qytetarët për shkelje të vogla, siç është parkimi i gabuar.
“U liruan edhe hajdutët e bashkisë. Ndoshta s’kanë faj; duhen liruar qelitë për ata që parkojnë dysh. Por një pyetje: ku janë paratë që vodhën këta hajdutë të pushtetit, kur drejtësia jonë nuk ka konfiskuar asnjë cent?” – shkruan Balliu në postimin e tij në Facebook, duke kritikuar ashpër mungesën e veprimeve konkrete për të konfiskuar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme nga ata që janë në pushtet.









