Kreu i PD-së Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike në konferencën e mbajtur për mediat, foli sërish për qeverisjen aktuale të vendit duke e cilësuar si një regjim autoritar dhe i kapur nga narkopushteti i Edi Ramës.
Sipas tij për të shpëtuar nga kjo skenë rruga e vetme është vetëm protesta e qytetarëve në shesh kundra klikës së pushtetit.
Fjala e Berishës
Protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët ti japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë, apo atë që i dha Bangladeshi, autokrates, atë që i dha Nepali autokratit, ti japin Edi Ramës shqiptarët dhe sa më parë.
Ajo është një sfidë, poshtërim që u bën shqiptarëve. Që unë ju vjedh, do ju vjedh, që për mua s’ka drejtësi, që Gjykatën Kushtetuese e marr si leckë zvarrë dhe bën ato që i them.
Prandaj dhe do flasin qytetarët. Është koha e qytetarëve tani, nuk ka asnjë surprize”, u shpreh Berisha.









