-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Luksemburgut: Procesi i zgjerimit të BE-së nuk mund të përjashtojë kushtet për Ukrainën

Kryesoret

Xavier Bettel, ministër i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, ka deklaruar se objektivi i Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian nuk është realist nëse nuk përmbushen kushtet e kërkuara nga vetë blloku evropian.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të ndryshojë rregullat e zgjerimit për një shtet të vetëm, duke bërë të qartë se procesi i integrimit mbetet i bazuar në standarde dhe procedura të përcaktuara.

Sipas Bettel, presioni publik apo afatet e vendosura politikisht nuk e ndihmojnë Ukrainën në këtë rrugë.

Ministri vuri në dukje se kriteret e Kopenhagenit janë thelbësore për çdo vend kandidat dhe se përmbushja e tyre është e panegociueshme.

Ai shtoi se BE-ja nuk mund të veprojë duke injoruar këto parime, pasi kjo do të dëmtonte vetë besueshmërinë e procesit të zgjerimit.

Deklaratat e Bettel pasqyrojnë qëndrimin e disa shteteve anëtare, të cilat kërkojnë që zgjerimi i Bashkimit Evropian të mbetet një proces i rregullt dhe i bazuar në reforma konkrete, pavarësisht situatës politike apo gjeopolitike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit