Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme u përfshinë diskutime dhe debate lidhur me shtyrjen e Këshillit të Mandateve për sa i përket arrestimit të Ballukut.
Në debat e sipër, Gazment Bardhi njoftoi Konferencën e Kryetarëve se SPAK ka regjistruar procedimin penal mbi kallëzimin qe ka bere ai në emër të PD ndaj Kryetarit te Kuvendit, për mos mbledhjen e këshillit të mandateve.
Media, Top Channel pyeti SPAK nëse ka regjistruar një procedim tillë dhe mori përgjigjen se: “Ne nuk bëjmë komente për deklarata politike”.
Për këtë deklarim të Gazment Bardhit në konferencën e kryetarëve Taulant Balla i tha se është qesharake që përpara se të prisni Kuvendin, në zbatim të nenit 116 pika 4 për ankimimin mbi interpretimin e rregullores, bëhet kallëzim.









