-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji në Himarë: PD-duhet të respektojë demokratët dhe garat brenda partisë

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër lidershipin aktual të PD për shkatërrimin e garave të brendshme dhe përjashtimin e anëtarësisë nga vendimmarrja.

Gjatë një takimi në Himarë me strukturat drejtuese të PD-së, Salianji theksoi se situata e krijuar është e papranueshme dhe dëmton besueshmërinë e partisë përballë qytetarëve.

Reagimi i plotë i Salianjit

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.

Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë atë nga vendimmarrja.

Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.

Ata janë pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit