-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu fut nismën me tre risi për kontrollin në ushtari: Një klik të survejon!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nevojën për një kontroll më të fortë të zinxhirit të transferimit ndërkombëtar të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Ai adresoi se rreziqet që nuk vijnë vetëm nga armët klasike, por edhe nga teknologjitë e reja, pajisjet civile që mund të shndërrohen në mjete survejimi dhe software që sipas tij transferohen lehtësisht me “një klik”.

Ministri Vengu theksoi se ky projektligj përbën një piketë kyçe për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nisma ligjore sipas tij ka tre objektiva kryesore: harmonizim me kuadrin rregullator të BE-së, forcim të mekanizmave të kontrollit dhe rritje të sigurisë juridike për operatorët ekonomikë.

-Përfshirjen e teknologjive kibernetike, transmetimeve elektronike dhe aksesit në distancë;

-Integrimin e elementëve të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në procesin e licencimit, duke përfshirë përdorimin e mundshëm për survejim të paligjshëm

-Forcimin e mekanizmit “catch all” (sistem që kap çdo produkt që mund të shkaktojë rreziqe), që i jep autoritetit licencues të drejtën të ndërhyjë për kontrolle shtesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit