Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentin Ilir Meta për ndryshim të masës së sigurisë duke e lënë në qeli. Meta kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë më të butë sigurie, por kjo kërkesë u rrëzua.
Meta është në qelinë e paraburgimit 313 në Tiranë që prej tetorit 2024. Ish-presidenti i Shqipërisë po hetohet për 3 çështje aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror. SPAK ka mbyllur hetimet dhe dosja e tij është dërguar për gjykim.









