Komisioni Qendror Zgjedhor U ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro.
Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro.
Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.









