-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Shikoni si protestojnë francezët, ndërsa në Tiranë kritikët shqetësohen për molotovin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ndaj protestave të fundit në Francë, duke i krahasuar ato me protestat në Shqipëri. Ai ka vënë theksin në kontrastin e trajtimit që kanë këto dy protesta, duke e kritikuar ashpër qëndrimin e disa grupeve në Shqipëri ndaj protestave opozitare.

Në një postim të tij, Noka shprehu shqetësimin se, ndërsa protestat në Francë janë trajtuar si pjesë e një të drejte demokratike, në Shqipëri ato shpesh gjykohen dhe denigrohen nga ata që mbështesin pushtetin aktual.

Postimi i Nokës:

Ja si protestojnë punonjësit e shtetit në Francën e kulturës, në qendrën e Bashkimit Europian.
Se këtu në #Tiranë, moralistët që urrejnë çdo formë proteste, ata që promovojnë bindjen ndaj regjimeve, që u thonë të rinjve “ç’doni në shesh”, pasi urrejnë çdo opozitë dhe opozitar ngaqë vetë duan partishtet, pikërisht ata vunë merak të madh për molotovin dhe fishekzjarret që u hodhën në drejtim të kryeministrisë. Prishej prona socialiste.
Mendoni një çast sikur këto pamje t’i përkasin protestës në Tiranë. Do kishin shpërthyer nga zemërimi veteranët e papërmbajtur të Sigurimit të Shtetit dhe ish brigadierët e magazinierët hajdutë të monizmit, e do kishin bërë namin. Do na drejtonin gishtin e moralit e do të na quanin shkatërrues, lapanjozë, shpellarë, malokë, çeçenë e plot epitete që, në jo pak raste, na i shkruajnë nga divani i shtëpisë, ku të ndenjurat u kanë zënë kallo, në pritje që Edi Rama të nxjerrë në qarkullim ndonjë fyerje të re për opozitën, që ata ta përsërisin në kor parreshtur derisa të bëhet refren i jetës së tyre boshe. Një kategori nostalgjikësh të uniformitetit dhe larjes një herë në javë, të ngecur në epokën e furnelave me vajguri dhe nevojtoreve alla turka. Armiqtë e dikurshëm të përbetuar të imperializmit amerikan që tash s’lënë vit pa e aplikuar llotarinë amerikane. Kësaj kategorie që nuk vë gjumë në sy sa herë ne protestojmë, i them se në dt. 10 shkurt, në Tiranë do të mbahet një protestë super e fuqishme dhe që s’kanë parë gjë akoma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit