-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çifti dhunohet në Durrës, gruaja: Kemi frikë të dalim nga shtëpia

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pasditen e sotme, kur një çift ka përjetuar dhunë fizike brenda automjetit të tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, Nishtulla, ku disa persona kanë goditur me grushta 55-vjeçarin Fatmir Meçani dhe bashkëshorten e tij, duke shkaktuar panik dhe frikë në familje.

Sipas gruas së dhunuar, V. Meçani, pas incidentit, ka thënë për News24 se kanë frikë të dalin nga shtëpia dhe se nuk mund të shkojnë as për të blerë bukë për fëmijët. Ajo ka shtuar se ngjarja ka ndodhur pasi Fatmiri ishte goditur nga disa persona, dhe kur vëllai i tij Lulzimi bashkë me gruan dhe kunatën po e çonin në spital, makina e tyre u sulmua sërish nga të njëjtët individë.

Policia ka nisur procedurat hetimore, duke nisur një procedim penal për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës” ndaj një 44-vjeçari, A. Z., banues në Nishtulla. Po ashtu, janë shpallur në kërkim dy të dyshuarit e tjerë, S. Z., 46 vjeç dhe V. R., 37 vjeç, të cilët janë banues në të njëjtën lagje.

Në njoftimin e policisë thuhet se këta persona janë ende të lirë, dhe familja Meçani ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur nga ky sulm, për shkak se ata janë të njohur për veprime të dhunshme ndaj të tjerëve në zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit