Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos shpallur ende rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Listës Serbe.
Sipas tij, ky veprim është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe ndodh në një periudhë të ndjeshme, kur Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave kundër Kosovës.
“Veçanërisht shqetësues është fakti se një veprim i tillë po ndodh pikërisht në momentin kur Bashkimi Evropian po fillon procesin e heqjes së masave kundër qeverisë së Albin Kurtit, i cili po rezulton të jetë një hap që qartësisht nuk ka kontribuar në ndalimin e presioneve mbi serbët dhe komunitetet e tjera kombëtare jo-shumicë në Kosovë dhe as njoftimi për heqjen e tyre nuk ka ndihmuar në qetësimin e situatës ose në ruajtjen e standardeve demokratike.”, ka shkruar Gjuriq.









