Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetet sociale pas vizitës së Elisa Spiropalit në Vlorë, e cila u shoqërua me reagime të ashpra nga tregtarët e qytetit.
Në postimin e tij, Noka e cilëson vizitën si një “rikthim të padëshiruar” të përfaqësuesve të qeverisë në këtë zonë, duke theksuar lodhjen dhe frustrimin e qytetarëve dhe tregtarëve vlonjatë.
“Vizita e Elisa Spiropalit në Vlorë shënon një rikthim të padëshiruar të përfaqësuesve të qeverisë në këtë zonë. Reagimet e forta të tregtarëve janë një pasqyrim i lodhjes dhe frustrimit të qytetarëve vlonjatë ndaj një qeverisjeje që vazhdon të mbështetet vetëm në propagandë dhe premtime të pambajtura.”









