Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë pasi këta të fundit, fusnin veshje kontrabandë nga Turqia dhe Kina.
Të arrestuarit janë: Sokol Bushi, Bilbil Llangozi, dhe Ali Bushati.
Policia u ka sekuestruar 17 valigje, Brandet e luksit të tipit Prada dhe Hermes si dhe dy automjete në pronësi të këtyre personave.









