Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Egnatias, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë dhe organizimit të ekipit.
Ai shprehu besim te lojtarët, të cilët sipas tij po tregojnë karakter dhe cilësi nga ndeshja në ndeshje.
“Skuadra po krijon identitet dhe po rritet. Edhe ndaj Flamurtarit lojtarët treguan madhështi dhe qëndresë, pavarësisht ngarkesës emocionale,” tha Nuhiu.
Ai paralajmëroi mungesa të rëndësishme, si Haxhiu dhe Ernest, por shprehu siguri se ekipi që do të zbresë në fushë do të japë një performancë të mirë.









